Volkswagen dënohet me 1 miliard euro nga autoritetet gjermane

Volkswagen dënohet me 1 miliard euro nga autoritetet gjermane

14 qershor 2018 09:33

Volkswagen është dënuar me 1 miliard euro nga autoritetet gjermane, pasi prokurorët në Burnswick konstatuan se kjo kompani nuk ka arritur siç duhet të mbikëqyrë departamentin e zhvillimit të motorëve të cilët “lejuan softuerin mashtrues” i cili ishte kyç në skandalin me emetimin e gazrave.

Me këtë softuer ishin pajisur 11 milionë volkswagenë me naftë, të cilët mashtronin testuesit për emetimin e gazrave, transmeton koha.net.

Volkswagen nuk do të apelojë për këtë gjobë dhe zyrtarë nga kompania përmes një deklarate ka thënë se e pranojnë atë.

Gjoba gjermane është dënimi më i madh nga Volkswagenit në Evropë, por kjo kompani tashmë ka ndarë 17.6 miliardë dollarë për autoritetet amerikane.

Në këtë shumë përfshihen 10 miliardë dollarë për riblerje të veturave të tyre në SHBA, si dhe një fond prej 4.7 miliardë dollarë për veturat të ‘pastra’ si dhe projekte për kompensim të shkarkimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme