Mercedes SLC i përditësuar për 2018-ën

Mercedes SLC i përditësuar për 2018-ën

13 qershor 2018 17:56

Vargu i Mercedes SLC-ëve është përditësuar për 2018, me mbrojtës të ri e opsione shtesë.

Mercedes AMG SLC 43 i përditësuar i janë shtuar 23 kuajfuqi më shumë, e që tani me motorin 3.0 litërsh me gjashtë cilindra prodhon 385 kuajfuqi, transmeton koha.net.

Shpejtësinë nga 0 në 100 e arrin për 4.7 sekonda e atë maksimale të limituar elektronikisht në 250 kilometra në orë, që do të thotë se pavarësisht që i janë shtuar kuajfuqi, prapë ka statistikat e njëjta.

Çmimi i tij prej 53 mijë eurosh nuk është prekur, e ashtu si më parë, çatia e tij mund të hapet për 20 sekonda në shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme