Auto

Jeep Wrangler në version të veçantë - “Call of Duty”

Së fundmi është prezantuar gjenerata e re e modelit Jeep Wrangler, por kjo veturë e të gjitha terreneve vërtetë e meriton të shkruhet për të diçka.

I bazuar në gjeneratën e mëparshme, modeli të cilin e shihni në fotografitë mban emrin “Wrangler Call of Duty: Modern Warfare 3 Special Edition”.

Duhet pranuar se emri i tij është pak i gjatë se emrat e zakonshëm të veturave, por emri saj është i tillë pasi që ky model është prezantuar para disa vjetësh, natyrisht, për promovime, kur është lansuar loja më e famshme në planet “Call of Duty” , transmeton Koha.net. Edhe më herët ky model legjendar është modifikuar, gjegjësisht, ka pasur një grafikën speciale në maskën e përparme dhe “tarracën” e cila mbulonte gomën rezervë. Në pjesën e përparme, po ashtu, kishte edhe litarin për tërheqje, kofanon e veçantë dhe ulëset me logon e lojës “Call of Duty”.

Me modifikimin e këtij modeli është marrë kompania Brian’s Motorsports nga Hendersonville, Tennessee. Kjo kompani, e njohur edhe si BMS Offroad, për këtë Wrangler ka zgjedhur dritat LED, dritat janë me ngjyrë të gjelbër, dritat në çati, rrotat e reja 26x14 Forgiato Ventoso-T me ngjyrë të kombinuar zi-gjelbër dhe me goma 37-inç.

{gallery}