Auto

Kia freskon modelin Sportage

Descriptive Text

Prodhuesi i Koresë së Jugut Kia Motors paraqiti në Frankfurt një version të përmirësuar të modelit të saj më popullor në Evropë dhe në botë - Sportage.

Ai është "rifreskuar" si në brendësi ashtu edhe jashtë, me një sërë sistemesh të reja të sigurisë dhe teknologjisë.

Gjithashtu, njësitë e drejtimit janë në përputhje me standardet e reja për emetimet e gazrave të dëmshëm, transmeton ksp. Kia ka shitur më shumë se 130,000 njësi të Sportage 2017.

Kia ka përdorur rifreskimin Sportage për të nisur një veturë të re hibride me EcoDynamic + 2.0-litër R-diesel me një bateri 48V.

Shitja e Sportage të freskuar në Evropë fillon në çerekun e tretë të këtij viti. Kia deri në vitin 2025 do të lansojë 16 modele me motor të avancuar, përfshirë pesë hibrid, pesë plug-in hibrid, pesë automjete elektrike.

{gallery}