Auto

Tesla pranon problemet me Model 3, premton rregullimin për pak ditë

Descriptive Text

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka pranuar se në Modelin 3 ka probleme të frenimit, por ka premtuar se kompania do të sjellë një përditësim për ta rregulluar në ditët e ardhshme.

Problemet u shfaqën në një rishikim nga uebfaqja “Consumer Reports”.

“Testuesit tanë gjetën dështime – të mëdha – si distancën e gjatë të ndalimit në testet e frenimit emergjent dhe vështirësi të shumta në kontrollim”, kishte shkruar Patrick Olsen.

Sipas testimeve, Tesla Model 3 ishte shumë më keq se të gjitha modelet tjera të testuara.

Si përgjigje, Tesla lëshoi një njoftim ku tha se problemi do të rregullohet para fundit të javës.

Model 3 deri tani ka pasur më shumë se 400 mijë para-porosi. Vetura kushton rreth 35 mijë dollarë në çmim fillestar.