Auto

Kia rrit shitjet për 7 për qind

Gjiganti jugkorean Kia Motors ka shitur 240,028 automjete në mbarë botën në muajin prill, ose 7 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shitjet në Kore muajin e kaluar arritën në 50.004 automjete, një përmirësim prej 14.9 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton KP.

Veturat më të kërkuara ishin K3, kompakt limo në disa tregje e shitur nën emrin Forte dhe limuzina luksoze K900, e cila nuk shitet në Evropë.