Mobileye, divizioni i Intelit për automjete autonome, nënshkroi një kontratë për sigurimin e teknologjisë autonome për tetë milionë vetura për “prodhuesit evropiane”, raporton Reuters, duke cituar një zyrtar të kompanisë.
Intel ka konfirmuar këtë marrëveshje për faqen Mashable, edhe pse kushtet e kontratës dhe identiteti i prodhuesve të veturave nuk janë zbuluar.
Kushtet e kontratës do të bëhen publike në vitin 2021, kur do të lansohet çipi i ri EyeQ5 i cili është projektuar për të drejtuar automjete plotësisht autonome, transmeton ksp.
Intel ka konkurruar gjatë me Nvidia dhe AMD për të ofruar çipa për furnizimin e automjeteve autonome.
Në fund të vitit të kaluar, Nvidia u konsiderua prodhuesi dominues. Mobileye është duke punuar me disa prodhues, duke përfshirë General Motors, Nissan, Audi, BMW, Honda dhe Fiat Chrysler, si për të siguruar furnizimin e niveleve të ndryshme të teknologjisë autonome.
Kontrata e këtij niveli është një sinjal i qartë për kompani të tjera që prodhojnë çipa për vetura autonome se duhet të bëjnë të mirën e tyre për të konkurruar Intelin.
-
20 maj 2018 23:03
-
Shpërndaje në: