Auto

Stambolli, qendra kryesore botërore e fluturimeve

Turqia është duke ndërtuar aeroportin e tretë ndërkombëtar në Stamboll. Ky pritet të jetë aeroporti më i madh në botë me një hapësirë moderne për të ardhmen e që vjen pas rritjes enorme të gjigantit turk të fluturimeve “Turkish Airlines”.

Stambolli shërben si lidhja mes Evropës dhe Azisë. Tani shteti turk në fund të vitit 2018 do të hapë aeroportin e ri ndërkombëtar, ndërsa gjiganti “Ataturk” do të mbyllet sapo të funksionalizohet hapësira e re e aeroportit tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aeroporti aktual pritet të shfrytëzohet vetëm për fluturime ekskluzive. Aktualisht aeroporti ndërkombëtar i Ataturkut shërben për rreth 60 milionë njerëz, ndërsa në vitin 2017, gjiganti turk i fluturimeve pati mbi 138 milionë pasagjerë. Kompania ka edhe lidhjen me Kosovën.

Për një javë, janë 14 fluturime nga Prishtina në drejtim të Stambollit. Madje në një nga ofertat speciale për Prishtinë, “Turkish Airlines” rimburson biletat para datës së nisjes nëse viza refuzohet nga ambasadat e caktuara. Kjo vlen vetëm për operimet me pikënisje nga Prishtina drejt SHBA-së ose Evropës dhe duke iu referuar disa kritereve të kompanisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)