Auto

Super SUV-i Hyundai Kona N me 247 kuajfuqi

Hyundai Kona N pritet të ketë së paku 247 kuaj fuqi në versionin super sportiv të SUV-it të vogël, pasi ka marrë ditën jeshile nga menaxhmenti për t’u prodhuar deri në fund të dekadës.

Shefi i Hyundai N, Albert Biermann ka zbuluar se ai u ka thënë inxhinierëve që të fillojnë testimet e moduleve testuese për këtë veturë dhe shpreson që të aprovohet për tu prodhuar, transmeton koha.net.

Hyundai Kona N i ri pritet të marrë motorin sportiv 2.0 litërsh turbo me benzinë që prodhon 250 kuaj fuqi, që është shumë më shumë se sa modeli më i fuqishëm që ofrohet tani, e që është me 175 kuajfuqi.