Shitet për 4m euro McLaren-i i Ayrton Senna

Shitet për 4m euro McLaren-i i Ayrton Senna

16 maj 2018 22:20

McLaren MP4/8A, njëvendëshja me të cilën Ayrton Senna theu rekorde në Formula 1 në vitin 1993, u ble për një shifër marramendëse fundjavën e kaluar, në një ankand të zhvilluar në Monako.

Makina u ble për 4,19 milionë euro nga një person, të cilit shtëpia e ankandit Bonhams refuzoi që t’i zbulonte identitetin, transmeton tch.

Disa media thonë se blerësi është ish-pronari i F1, Bernie Ecclestone, por ai e ka përgënjeshtruar këtë gjë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme