Auto

Bentley Continental GTC i ri spiunohet gjatë testimit në Nurburgring

Super vetura e re e Bentley, Continental GTC është spiunuar gjatë testimit në pistën e famshme të Nurburgring.

Format e trupit të GTC janë shumë të ngjashme me versionin coupe GT, dhe ndryshimi i vetëm i madh i tij që mund të vërehet është pjesa e pasme e rrafshët, për shkak se është kabriolet, transmeton koha.net.

Modelet e para të GTC-së do të kenë motor W12 që prodhon 626 kuajfuqi ndërsa variantet me motor V8 e ata hibrid pritet të lansohen më vonë.

Ashtu sikurse GT, edhe GTC do të jetë shumë më i lehtë se sa modeli që ai zëvendëson, por pavarësisht kësaj, pesha prej 2.3 tonësh e bën atë njërën nga kabrioletët me peshën më të madhe në treg.

{gallery}