VW nuk prezanton vetura të reja në Paris

VW nuk prezanton vetura të reja në Paris

16 maj 2018 16:56

Volkswageni është emri më i ri që ka vendosur të mos prezantojë automobila të rinj në Paris Motor Show.

Sipas “Autoactu”, Volkswageni është duke analizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së vet nëpër panaire.

Si shtesë, VW po analizon edhe mundësinë e organizimit të një eventi të vet për lansimin e veturave të reja.

Teksa brendi kryesor VW nuk do të jetë në Paris, anëtarët tjerë Skoda, SEAT, Audi e Porsche do të prezantojnë veturat më të reja.

Në panairin e sivjetmë të Parisit, mosprezantimin e kanë konfirmuar edhe Fordi, Infiniti, Mazda, Mitsubishi, Nissani, Opeli, Subaru e Volvoja.

“Paris Motor Show 2018” nis më 2 tetor dhe mbyllet më 14 tetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme