Volvo S60 i ri nuk do të ketë motorët dizel Foto: Reuters

Volvo S60 i ri nuk do të ketë motorët dizel

16 maj 2018 14:11

Gjenerata e re e modelit S60, e cila do të debutojë këtë verë, nuk do të ketë motor dizel, tha njeriu i parë i Volvos, Hokan Samuelson.

Ai njoftoi se qysh Volvo do të ndalojë zhvillimin e motorëve të rinj me naftë, dhe lajmet e fundit sugjerojnë se prodhuesi suedez po largon gradualisht këtë lloj të fuqisë nga modelet e saj, transmeton ksp.

Vendimi që S60 i ri të mos jetë me motor dizel është pjesë e strategjisë së Volvos që parashikon se deri në 2025-ën, gjysma e të gjitha automjeteve të shitura nga ky prodhues në botë do të mundësohen nga energjia elektrike.

Sipas Samuelson, ky vendim nuk është i lidhur ekskluzivisht me ndotjen e ajrit të shkaktuar nga motorët me naftë.

“Ne nuk po bëjmë këtë sepse motorët me naftë janë më ‘të ndyrë’, por sepse zhvillimi dhe prodhimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i komplikuar dhe i shtrenjtë”, shpjegon CEO i Volvos.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme