Mercedes V-Class në edicion të ri

Mercedes V-Class në edicion të ri

16 maj 2018 13:04

Derisa jemi duke e pritur versionin e ristilizuar, Mercedes V-Class aktuale është shfaqur në edicion të ri të quajtur Night Edition.

V-Class Night Edition karakterizohet me mbrojtësin e përparmë dhe të pasmë të AMG-së, detajeve me ngjyrë të zezë në eksterier, maskën e përparme të modifikuar, rrotat AMG prej 19-inç nga alumini e ngjyrë të zezë, si dhe etiketën “Edition” në mbrojtësit e përparmë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, si pjesë e paketës janë edhe ulëset dhe timoni prej lëkure, tepihët me etiketën “Editon”, sistemin e parkimit, etj.

Mercedes V-Class Night Editon do të ofrohet në version V250d, i cili do të vijë me motor dizel me kapacitet prej 140 kW/190 kuajfuqi dhe me shpenzime mesatare të karburantit ndërmjet 6.8 dhe 7.5-litër në 100 kilometra.

Sa i përket çmimit, V-Class Night Edition në Gjermani kushton 55,260 euro ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë nga muaji i ardhshëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme