Auto

Jeep bashkon forcat me Moparin për 7 konceptet e reja

Jeep dhe Mopar kanë bashkuar forcat për vitin e 15 radhazi për të paraqitur një shumëllojshmëri të koncepteve të reja, para 51 vjetorit të panairit për vetura për terrene të vështira Moab Easter Jepp Safari.

Panairi Moab Easter Jeep Safari do të mbahet nga 8 e deri më 16 prilli, ndërsa pritet që të ketë qindra vetura të përditësuara për terrene të vështira, transmeton Koha.net.

Mopar, që është pjesë e shërbimit të Fiat Chrysler Automobiles (FCA), është caktuar për përditësimin dhe konstruktimin e veturave nga gama e Jeep Performance Parts, për terrene të vështira 4x4.

Në mesin e koncepteve të 2017-ës të Jepp-Mopar janë Jepp Grand One, për të festuar 25 vjetorin e Grand Cherokee ZJ 1993, dhe Jeep Safari, i cili gjithmonë ka qenë i njohur për rrugë me terrene të vështira.

Veturat e tjera që do të prezantohen në ngjarjen e Moab, përfshihen edhe Jeep Illuminator e Jepp Quiksand.

{gallery}