Auto

Singer 911 i fundit, i gatshëm për çdo gjë

Nëse i doni modelet klasike të Porsches, atëherë emrat Singer dhe Luftgekühlt janë të njohura për ju.

Megjithatë, kur përmenden së bashku në të njëjtën fjali atëherë gjërat bëhen shumë më serioze dhe do të na tërheqë vëmendjen tonë, transmeton Koha.net. Për të gjitha ata që nuk kanë njohur në këtë çështje, Luftgekühlt paraqet një festë vjetore të të gjitha modeleve të Porsches me sistemin e ftohjes me ajër. Takimi i pestë i tillë është mbajtur në Kaliforni, ku kompania Singer Vehicle Design Tunning prezantoi projektin e saj më të fundit.

Modeli i tyre 911 i modifikuar ka “mëlçinë” e errët të kaltër, i cili paraqet një topografi të kodrave rreth Los Anxhelosit. Po ashtu, ky model posedon dizajnin e dritave të ngjashëm me ato të veturave për gara, në mënyrë që të ndriçojë më shumë në rastet kur kalon nëpër kanionet e errëta, si dhe një spoiler të pasmë shumë të veçantë.

Fatkeqësisht, kjo është e tëra çfarë dimë sepse kompania nuk ka zbuluar më shumë detaje apo fotografi nga interieri, por duket se ka një sistem të sigurisë brenda. Po ashtu, duket se rrotat i ka huazuar nga njëri prej modeleve të MINI-t, ndërsa gomat i ka të Michelinit.

Veturën të cilën po e shohim në foto është krijuar në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90, mes versioneve origjinale dhe serisë 933, e cila ishte e fundit me sistemin e ftohjes me ajër.

Singer, gjithmonë e ruan pamjen e këtyre veturave dhe ndjesinë klasike, me vëmendje të pabesueshme në detaje dhe secili prej modeleve të saj krijohen në bashkëpunim me çdo kërkesë më të vogël të klientëve.

{gallery}