Auto

Mercedesi nuk di se çfarë të bëjë me SLC

Krerët e Mercedesit ende nuk kanë vendosur nëse do të lëshojnë me të vërtetë modelin Roadster, i cili u ridizajnua në vitin 2016.

SLC është nën këtë emër në treg që nga viti 2016. Rreth një vit më parë ishte përfolur se Mercedes do të largojë këtë model, por asgjë nuk ka zyrtare, transmeton KosovaPress.

i AMG, Tobias Moers pranoi se kompania nuk ka vendosur ende fatin e veturës.

"Nuk dihet, po shqyrtohet”, tha ai.

Nuk do të ishte një surprizë që SLC të hyjë në histori pasi AMG ka në plan një model të ri që do të konkurrojë me Porsche 718 Cayman. Nëse Mercedes miraton një model të ri, atëherë do të kishte qenë e pakuptimtë të largohej nga SLC, për shkak se shitja nuk është shumë e shkëlqyeshme.

Udhëheqësit e Daimler në sallonin e veturave në Gjenevë në mars njoftoi për SL të ri, por nuk ka gjasa të ndodhë para fundit të kësaj dekade.

Image