Auto

Toyota Supra e re me motor të BMW-së dhe 450 kuajfuqi

Kompania e njohur japoneze, Toyota, zyrtarisht ka konfirmuar se ka arritur gjenerata e re e Supras.

Gjithashtu, Toyota ka konfirmuar se Supra e re nën kofano ka motorin e BMW-së me gjashtë cilindra e kapacitet prej 450 kuajfuqi.

Toyota Supra e re do të jetë e ndërtuar me platformën e njëjtë sikur BMW Z4 i ri, por Roadsteri bavarez në ofertë ka një sërë motorësh me kapacitet prej 195 deri 380 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Te ky i fundit, fjala është për motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra.

Toyota e ka paralajmëruar Supran e re me konceptin Gazoo Racing Supra në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa prodhimi serik i Supras së re do të fillojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

{gallery}