Auto

Volkswagen Amarok Aventura 2018 me 254 kuaj fuqi

Volkswagen ka konfirmuar se një version i pick-up të tyre Amarok me pamje më agresive e me më shumë fuqi do të dalë në shitje gjatë këtij viti.

I quajtur Amarok Aventura, versioni i pick-up SUV të ri fillimisht është prezantuar në panairin e veturave në Frankfurt, por që tani është konfirmuar për t’u prodhuar, transmeton koha.net.

Amarok Aventura ka motorin më të fuqishëm se versioni standard, atë 3.0 litërsh me naftë me gjashtë cilindra i cili prodhon 268 kuaj fuqi ndërsa ka sistemin 4MOTION me të gjitha rrotat aktive e tetë shpejtësi automatike si standard.

Volkswagen Amarok Aventura do të ketë çmimin fillestar prej 48,800 euro kur të dalë në shitje.