Kia Proceed Shooting Brake debuton në Paris

Kia Proceed Shooting Brake debuton në Paris

16 prill 2018 16:27

Modeli i tretë i gjeneratës më të re të modelit Ceed do të ketë premierën në auto-sallonin në Paris.

Sipas raportimeve, Proceed klasik Coupe nuk është në plan, por Shooting Brake do të ketë versionin e tij prodhues në sallonin e automobilave që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, transmeton KP.

Ky informacion është konfirmuar nga njëri prej udhëheqësve të kompanisë, David Labrosse, në një bisedë për AutoWeek.

Pritet që Proceed Shooting Brake të jetë më sportiv sesa varianti klasik, në mënyrë që të mos rrezikojë shitjen e karavanit.

Kia pas versionit Shooting Brake pritet t’iu ofrojë konsumatorëve edhe një model nga familja Ceed. Bëhet fjalë për variantin sportiv me pesë dyer, i cili do të ketë shenjën GT.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme