Auto

Ëndrra elektrike e “Harley-Davidsonit”

Për shumë gjenerata “Harley-Davidson” ka qenë i shoqëruar përherë me zhurmën e madhe të motorëve “V-twin”. Motoçikletat ngiteshin nga entuziastë që tregonin se çfarë stili të veçantë ka një adhurues i prodhuesit amerikan.

Vitin e ardhshëm një tjetër bishë në motor do të jetë në dispozicion, me kompaninë që planifikon të lansojë një motoçikletë elektrike në treg brenda 18 muajsh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me industrinë e automobilave elektrikë që po rritet me të madhe, “Harley-Davidson” shpreson që të jetë në gjendje të shfrytëzojë rritjen e numrit të stacioneve të mbushjes me energji, të cilat po instalohen vazhdimisht në të dy anët e Atlantikut.

E themeluar më 1903 nga William Harley dhe vëllezërit Arthur e Walter Davidson në Milwaukee, Wisconsin, kompania ka prodhuar motoçikleta për fytyrat e famshme të përkushtuara për motoçikleta si George Clooney, John Travolta dhe guvernatorin e Wisconsinit e njëherësh kandidatin për president Scott Walker.

Kompania e ka menduar idenë për një motoçikletë elektrike për disa vjet tashmë. Ajo fillimisht shfaqi një prototip, të njohur si “LiveWire”, më 2014 dhe ishte tejet i shpejtë. Ai mund të arrinte shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra për orë për më pak se katër sekonda... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)