Auto

Del në shitje Ford Bullitt

Descriptive Text

Ford ka ofruar një arsye të re për të ngulur sytë në fotot e Mustang Bullitt e tij të ri. Ishte një zbulim i çuditshëm në panairin e veturave në Detroit më herët gjatë këtij viti, ndërsa në mënyrë të veçantë, libri i porosisë, tani është hapur zyrtarisht.

Fordi deri tash ka prezantuar Bullitt në ngjyrën karakteristike gjelbër të mbyllët “Dark Highland”, siç ishte Mustangu i njohur të cilin Steve McQueen e voziti në filmin me të njëjtin emër, por ditëve të fundit kanë rrjedhë edhe fotografitë bardh-e-zi “Shadow Black”, transmeton ksp.

Bullitt është i pajisur me motor 5,0 litra V8 me 487 kuaj fuqi dhe ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive në SHBA, derisa versioni evropian do të ketë 463 kuajfuqi.

Shpejtësia maksimale e Bullitt është 262 km/h, ndërsa mbetet sekrete shpejtësia nga 0-100 km në orë.

Ford tashmë ka shitur njësi të Bullittit të ri në ankandin bamirës në janar, ndërsa paratë i janë falur “Boys Republic”, shkollë për tinejxherët problematikë, të cilën në vitin 1946 e kishte udhëhequr McQueen.

Çmimi fillestar i Bullitt është 46.595 dollarë, plus 900 dollarë paradhënie dhe blerësit mund të pajisjen me automobil sipas shijes së tyre përmes pakove të veçanta elektronike.

{gallery}