Auto

Hyundai në mars ka shitur 400 mijë automjete

Descriptive Text

Prodhuesi jugkorean i automobilave ka shitur muajin e kaluar në gjithë botën 397.041 njësi, që paraqet rritje prej 1.6 për qind në krahasim me marsin e vitit 2017.

Hyundai njoftoi se edhe në Kore po vazhdon trendi i rritjes në segmentin SUV, i udhëhequr nga modeli i sapolansuar Santa Fe, transmeton kp.

Shitja në pjesët tjera të botës ishte 329.464 njësi, që paraqet rritje prej 0,8 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar.