Auto

Wheelsandmore përforcon McLaren 720S në 800 kuajfuqi

McLaren 720S edhe njëherë ka përjetuar modifikimin, e kësaj radhe nga kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave – Wheelsandmore.

Ndër të tjera, gjermanët për këtë 720S ka përgatitur dy paketa për përforcimin e motorit të tij 4.0-litër Twin-Turbo V8 i cili sipas të dhënave nga fabrika ka kapacitet prej 720 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Paket “Stage 1” përfshinë përforcimin e motorit nga 720 në 770 kuajfuqi, do të thotë i ka shtuar 50 kuajfuqi, ndërsa “Stage 2” këtë motor e përforcon në 800 kuajfuqi.

Wheelsandmore nuk ka zbuluar të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.

Gjithashtu, paketat e reja të Wheelsandmore përfshijnë edhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët me ajër, si dhe set të ri të rrotave me goma Pirelli.

Në ofertë janë tre sete të rrotave – FIWE, FORK dhe 6Sportz2, ndërsa dimensionet e gomave janë: 9.5x20 të përparme dhe 11.5x20 ose 12x21 të pasme.

{gallery}