Auto

Industria e automobilave autonomë para testit kritik

Descriptive Text

Vdekja e një gruaje në Arizona të SHBA-së, si pasojë e goditjes nga një automobil autonom pa kontrollin e shoferit, është një prej ngjarjeve që industria e porsalindur e ka pritur me drojë që prej fillimit.

Vdekja e parë nga një aksident ku u përfshi një automobil tërësisht autonom vjen në një kohë tejet të ndjeshme për industrinë më të re në automobilizëm, shkruan Koha Ditore.

Aksidenti i së hënës, më 19 mars, ku u përfshi një automobil i “Uber Technologies Inc” tregon testin e parë të rëndësishëm se si politika dhe publiku do t’i përgjigjen teknologjisë së re.

Incidenti ndodhi pasi kompanitë kanë shtyrë përpara largimin e disa rregullave në mënyrë që të mundësohet shërbimi i automobilave autonomë deri vitin e ardhshëm. Një javë më herët, “Uber” dhe njësia “Waymo” e “Alphabetit” u kishin shkruar senatorëve të SHBA-së duke u kërkuar aprovimin e legjislacionit për automobilat autonomë “në javët në vijim”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)