Auto

Njoftohuni me BMW 766 Valkyrie 4x4, “Frankensteini” nga Rusia

Deri më tani jemi mësuar të shohim shpesh modele të ndryshme të shndërruara në “bisha”, por një “bishë” e bazuar në BMW 750 nuk e kemi pritur.

Kur dikush vendos që nga vetura “normale” të krijojë të ashtuquajturin Monster Truck, veçanërisht në Rusi, shndërrimi zakonisht ndodh nga ndonjë model paksa të ngjashëm apo ndonjë automjet i mëparshëm ushtarak, transmeton Koha.net.

Kësaj radhe, pronari i kësaj “bishe” ka vendosur të bëjë një hap vërtetë të pazakonshëm. Ai si bazë për ndërtimin e kësaj “bishe” ka marrë BMW 750 L (32) dhe e ka vendosur mbi boshtin e rrotave të kamionetës GAZ-66, i cili ka goma shumë të mëdha për të gjitha terrenet.

Ky “Frankenstein” quhet Valkyrie 766 4x4, ndërsa sa i përket motorit ai posedon motorin origjinal të BMW-së – benzinë 5.0-litër me rreth 300 kuajfuqi.

{gallery}