Auto

Touareg i ri 2018 është vetura më e avancuar që ka pasur VW ndonjëherë

Volkswagen Touareg komplet i ri, është zbuluar para debutimit zyrtar e që pritet të lansohet gjatë kësaj vere me një çmim fillestar prej 57 mijë eurosh.

Ky është gjenerata e tretë e SUV të prodhuesit gjerman e po ashtu modeli me teknologjinë më të avancuar që kjo kompani ka prodhuar ndonjëherë, transmeton koha.net.

VW thotë se Touareg i ri tani është më praktik se që ishte dhe do të ketë sistemin më të avancuar të brendshëm të kësaj kompanie, ndërsa falë motorëve të rinj V6 e V8 do të konsumojë shumë më pak karburant.

Tani Touareg i ri fal platformës së re MLB sikurse Audi Q7 e Bentley Bentayga do të përfitojë shpejtësi e fuqi për shkak të humbjes së peshës.

{gallery}