Seati planifikon nga një model çdo gjashtë muaj deri më 2020

Seati planifikon nga një model çdo gjashtë muaj deri më 2020

22 mars 2018 18:04

Seati planifikon të lansojë nga një veturë të re çdo gjashtë muaj deri në vitin 2020, me një model tërësisht elektrik që pritet të lansohet pikërisht atë vit.

Një version i ri i modelit Leon tani është planifikuar, por ky nuk do të debutojë deri në vitin tjetër.

Sipas kompanisë, gjenerata e tretë Leon do të jetë në dispozicion më 2019 me një model plug-in hibrid që do të vijë më 2020.

Image

“2020-a do të jetë viti i elektrifikimit të Seatit me lansimin e një versioni hibrid të Leonit të ri, që do të ndërtohet në fabrikën Martorell dhe do të ketë mundësi të kalimit të së paku 50 kilometrave pa pasur nevojë për rimbushje, si dhe do të jetë vetura e parë elektrike e brendit, e prodhuar në platformën MEB të Volkswagen Groupit”, ka thënë Luca de Meo, shefi i kompanisë.

Leoni i ri pritet të vijë me motor 1.0 dhe 1.5-litërsh me gaz dhe 1.6-litërsh dizel.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme