Volkswagen Golfi i ri benzinë shpenzon sa një dizel

Volkswagen Golfi i ri benzinë shpenzon sa një dizel

20 mars 2018 15:49

​Volkswagen pohon se versioni i ri Golf, modeli 1.5 TSI ACT Bluemotion është ekonomik sa i përgjigjet edhe Golfit me motor dizel dhe përveç kësaj, ai kushton edhe më lirë.

Automobili është i pajisur me katër cilindra 1.5 litra turbo benzinë me 130 kuaj fuqi, i prezantuar në vitin 2017.

Motori është i pajisur me Active Cylinder Technology, e cila mundëson çaktivizimin e dy nga katër cilindrat gjatë vozitjes, me çka zvogëlohen shpenzimet e karburantit.

Po ashtu, motori i ri ka opsionin “eco-coasting”, i cili mundëson që në mënyrë automatike përkohësisht të lëshohet në vozitje gjatë shpejtësive deri në 130 km në orë, transmeton ksp. Derisa motori është në funksion, të gjitha sistemet elektrike në automjet vazhdojnë që të funksionojnë në mënyrë normale, duke iu falënderuar baterisë shtesë litium-jon, e cila siguron energjinë për mbushje.

Volkswagen pohon se duke iu falënderuar “eco-coasting” mund të kursehen 0,4 l/100 km.

Sipas të dhënave të fabrikës, VW Golf 1.5 TSI ACT Bluemotion me ndërrues manual të shpejtësive DSG në regjim të kombinuar mesatarisht shpenzon 4,8 l/100 km, dhe në rrugë të hapur 4,0 l/100 km. Volkswagen këtë lloj motori do ta ketë në disa modele dhe në Evropë do të jetë në variantet hatchback dhe karavan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme