Volkswagen konfirmon SUV-in e ri për tregjet e mëdha, përveç Evropës

Volkswagen konfirmon SUV-in e ri për tregjet e mëdha, përveç Evropës

17 mars 2018 23:40

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Volkswagen, ka konfirmuar edhe një model të ri SUV i cili do të shitet në të gjitha tregjet më të mëdha të botës, përveç Evropës.

Fillimisht do të shfaqet në Kinë, ku edhe do të zhvillohet, ndërsa premierën do ta mbajë në muajin gusht të këtij viti.

Në kompani, këtë model e quajnë me emrin intern “Volks-SUV”, ndërsa emri i tij zyrtar ende nuk dihet, transmeton Koha.net. Sipas disa informatave të mëhershme, thuhet se Volkswagen për Amerikën Jugore ka caktuar emrin Tharu, ndërsa sipas disa mediave përmendet emri Tarek.

Megjithatë, fjala është për një model më të vogël se Tiguan dhe në internet është publikuar skica e tij e cila tregon se pjesa më e madhe e dizajnit është e frymëzuar nga modeli Tiguan dhe Atlas.

Ashtu edhe siç pritej, do të ndërtohet në platformën MQB por gama e tij e motorëve ende nuk është zbuluar. Po ashtu, ekziston mundësia që në ofertë të jetë edhe sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat.

“Volks-SUV” përveç Kinës, më vonë do të jetë në dispozicion edhe në Rusi, Meksikë dhe Argjentinë, ndërsa deri në vitin 2020 Volkswagen synon të shesë rreth 400,000 vetura të këtij modeli.

Siç është cekur në fillim, “Volks-SUV” nuk do të shitet në Evropë, por do të jetë në dispozicion për konsumatorët amerikanë ku gamë do të pozicionohet nën Tiguanin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme