Auto

Volkswagen konfirmon Arteon e ri karavan

Volkswagen ka konfirmuar se është duke zhvilluar versionin karavan të modelit Arteon.

Data e lansimit të tij nuk është bërë e ditur, por thuhet se Arteon karavan do të jetë më i madh e me versione të motorëve më të fuqishëm, transmeton koha.net.

Dr.Elmar-Marius Licharz, shefi i linjës së prodhimit për veturat e madhësisë së mesme e të madhe ka thënë se: Unë dëshiroj ta bëjmë një karavan të fuqishëm, e planet për të tashmë janë duke u bërë, por ende nuk janë finale.

“Nëse ne ndërtojmë motor me gjashtë cilindra, ne po e bëjmë atë për Arteon”, ka shtuar ai.