Mercedesi brendi më vlefshëm në botë, por kush ka blerësit më besnikë Foto: Reuters

Mercedesi brendi më vlefshëm në botë, por kush ka blerësit më besnikë

15 mars 2018 17:04

Analiza më e re ka treguar se Mercedesi është brendi më i vlefshëm i automobilave në botë, por kjo nuk do të thotë se ka edhe blerësit më besnikë.

Sipas hulumtimit të gjerë në SHBA të Edmunds, blerësit e veturave japoneze janë më besnikët, pasi gjatë vendosjes për blerjen e modelit të radhës blejnë serish të njëjtën markë.

Në hulumtim janë përfshirë madje 13,9 milionë automjete, të cilat janë blerë në periudhën 2007-2017, ndërsa rezultatet tregojnë se blerësit më besnikë janë ata të Toyotas, Subarus dhe Hondas. Në mesin e pesë të parëve janë edhe dy brende të kompanive amerikane, Ram dhe Chevrolet.

Rezultatet tregojnë se në vitin 2017, madje 63% pronarë të automjeteve Toyota vendosin serish të blejnë automobilin e të njëjti prodhues, derisa në rastin e Subaru këtë e vendosin 61%, në rastin Honda 60%, transmeton KP.

Më së paku besnik ndaj markave të tyre të automobilave sipas këtij studimi janë pronarët e veturave MINI, FIAT, Mitsubishi, Chrysler, Smart dhe Dodge. Pasojnë blerësit e Audi (47%) dhe Land Rover (40%). Mercedes ndërkaq ka vetëm 39%, pasuar nga Volvo (26%), Jaguar (24%) dhe Infiniti me 22%.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme