Auto

Ferrari V8 hibrid arrin në 2019-ën

Kompania e njohur italiane, Ferrari, nga viti i ardhshëm do të vendosë motorin hibrid V8 në bazën e pionierëve nga hiper-vetura LaFerrari në modelet serike.

Motori benzinë i kombinuar me atë elektrik i Ferrarit do të prezantohet fillimisht në modelin debutues SUV nga Maranela.

Drejtori i FIAT Chrysler Automobiles (FCA), Sergio Markione ka konfirmuar ardhjen e hibridit V8 për vitin 2019, por nuk ka dashur të japë detaje se në cilat modele do të gjendet, transmeton KosovaPress.