Spiunohet BMW Seria 3 i ri 2018

Spiunohet BMW Seria 3 i ri 2018

07 mars 2018 22:26

BMW Seria 3 i ri 2018 ngadalë është duke hequr kamuflimin që do të thotë se kjo markë është duke e përgatitur zbulimin e tij gjatë këtij viti.

Modeli i ri i Serisë 3 është spiunuar gjatë testimit, me dizajn të ngjashëm me X5 e ri, transmeton koha.net.

Motorët që do të ofrohen me Serinë 3 të ri do të fillojnë nga 1.5 litërsh me tre cilindra me benzinë i cili prodhon 136 kuaj fuqi, aq sa prodhon motori i tanishëm 318i.

Motorët me naftë janë duke filluar nga 1.6 litërsh me naftë me 114 kuaj fuqi si dhe ata 2.0 litërsh me naftë të modelit të tanishëm.

Çmimi i BMW Seria 3 ende nuk është zbuluar, por pritet që shitjet të fillojnë gjatë 2018-ës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme