Renault Talisman me version e motor të ri

Renault Talisman me version e motor të ri

07 mars 2018 13:48

Risia tjetër e Renaultit në Geneva Motor Show është edhe versioni i ri i modelit Talisman, i cili vjen me motor të ri – Energy TCe 225 EDC.

Më saktësisht, fjala është paketën “S-Edition” për Renault Talisman i cili tani ka motor benzinë 1.8-litër Turbo, transmeton Koha.net. Motori i ri i këtij modeli është me kapacitet prej 165 kW/225 kuajfuqi.

Gjithashtu, Renault Talisman S-Edition Energy TCe 225 EDC vjen edhe me marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi, sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, amortizatorët të cilët mund të modifikohen nga shoferi, dritat e përparme full-LED, rrotat 19-inç nga alumini, xhami i pasmë i errët, etiketën “S-Edition”, pasqyrat me ngjyrë të zezë, interier prej lëkure në kontrast me qepjet ngjyrë të kuqe, pedalet sportive nga alumini, tepihët ngjyrë gri-kuq, etj.

Paketa “S-Edition” nga muaji shtator do të jetë në dispozicion edhe me motorë të rinj nga oferta e Talismanit, ndërsa çmimi ende nuk është zbuluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme