Audi RS3 R dhe RS5 R të përforcuar e me pamje të re në Gjenevë

Audi RS3 R dhe RS5 R të përforcuar e me pamje të re në Gjenevë

07 mars 2018 10:52

Kompania e njohur gjermane MTM, e cila merret me modifikimin e veturave, në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë projektet e saj të reja.

Fjala është për Audi RS3 R, Audi RS5 R si dhe Audi RS2 i ristilizuar.

Në Gjenevë, përveç prodhuesve të mëdhenj e të njohur të veturave, po marrin pjesë edhe kompanitë që merren me modifikime, në mesin e të cilave është edhe MTM – e specializuar për programet e Volkswagenit dhe Audit, transmeton Koha.net. Në standin e saj do të gjenden disa modele, nga të cilat do të dallohen MTM RS3 R, MTM RS5 R dhe RS2 Estate “i vjetri”.

MTM RS3 R ka motor 2.5-litër TFSI me pesë cilindra e kapacitet nga 400 në 572 kuajfuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 300 km/h.

Ndërkaq, MTM RS5 R vjen me motor i cili ka kapacitet nga 450 në 532 kuajfuqi, performancë të lartë dhe karakterizohet me rrotat 21-inç me ngjyrë të kuqe.

Për më shumë informata mbetet të presim kur të prezantohen zyrtarisht në Geneva Motor Show.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme