Audi, Airbus e Italdesign Guigiaro, bashkë për “makinën fluturuese”

Audi, Airbus e Italdesign Guigiaro, bashkë për “makinën fluturuese”

06 mars 2018 21:46

Mbrëmjen përpara hapjes së Sallonit të Gjenevës, një nga pamjet e para që treguan në konferencën e shtypit të Matthias Muller, Presidentit të grupit Volkswagen, ishte ajo e një “makine fluturuese”.

Sot u kuptua pse ishte zgjedhur ajo foto: projekti Pop.up Next, një bashkëpunim mes Italdesign Guigiaro, Audi dhe Airbus. Italdesign ka udhëhequr inxhinierinë dhe dizajnin e kapsulës, ndërsa Airbus ka zhvilluar modulin fluturues. Audi ka sjellë njohuritë mbi drejtimin autonom të mjeteve dhe sistemin e karikimit, transmeton tch.

Kjo makinë e veçantë ka vend vetëm për dy persona. Në tokë mund të arrijë shpejtësinë maksimale 100 km/h, ndërsa në ajër arrin deri në 120 km/h.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme