Auto

Super Skoda Fabia 2018 i ri zbulohet në Gjenevë

Skoda ka zbuluar një Fabia të ri në panairin e sivjetshëm të veturave në Gjenevë.

Skoda Fabia i ri 2018, përveç përditësimeve në estetikë, ata kanë ndryshuar edhe motorët që ofrohen me të e i janë shtuar teknologji të reja për asistencë të shoferit, transmeton koha.net.

Ky model i ri do të dalë shitje gjatë kësaj vere me çmim të ngjashëm me modelin e tanishëm të tij.

Gjenerate a tretë e Fabia tani është katër vjet e vjetër, kështu një facelift i ri duhej duke marrë parasysh rivalët e tij të cilët kanë zbuluar modele krejtësisht të reja, si Ford Fiesta ashtu edhe SEAT Ibiza.

Edhe pse dizajni i jashtëm është mbajtur krejtësisht i njëjtë, atij i janë ndryshuar dritat, tani LED, dhe ofrohet edhe rrotat më të mëdha, 18-inç.

Skoda nuk ka shtuar motor të ri me këtë model, por janë hequr krejtësisht motorët me naftë dhe ofrohen vetëm motorët me benzinë.

Modeli facelift pritet të kushtojë rreth 12 mijë euro me motor me benzinë.

{gallery}