Mission E Cross Turismo, befasia e Porsches për Gjenevë

Mission E Cross Turismo, befasia e Porsches për Gjenevë

06 mars 2018 14:53

Befasia e Porsches për panairin e sivjetmë të Gjenevës mban emrin Mission E Cross Turismo, një veturë elektrike të cilën gjermanët e përshkruajnë si Cross Utility Vehicle (ose Crossover).

Mission E Cross Turismo është i gjatë 4.95 metra, i gjerë 1.99 metra dhe i lartë 1.42 metra dhe vjen me sistemin e tërheqjes me dy motorë elektrikë me kapacitet në total prej 440 kW/600 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3,5 sekonda, deri në 200 km/h për më pak se 12 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h.

Thuhet se ky model elektrik vjen me baterinë litium-jon e cila mund të karikohet për vetëm 15 minuta ku pastaj mund të kalohen rreth 400 kilometra. Për 100 kilometra vozitje nevojiten vetëm një minutë karikim i baterisë.

Gjithashtu, Mission E Cross Turismo ka sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, amortizatorët me ajër të cilat mund të modifikohen (lartësia e veturës mund të rritet deri në 50 mm), kontrollimin dinamik të karrocerisë (PDCC), dritat e përparme LED matrix, disa elemente për siguri në eksterier, servisin digjital Porsche Connect, instrument-tabelën digjitale, ulëset sportive, etj.

Prodhimi serik i Porsche Mission E Cross Turismo pritet të fillojë në vitin 2020.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme