Alpina XD3, një nga Crossoverët dizel më të shpejtë në botë

Alpina XD3, një nga Crossoverët dizel më të shpejtë në botë

04 mars 2018 20:28

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, BMW, së fundmi ka prezantuar gjeneratën e re të modelit X3, ndërsa tani një kompani tjetër gjermane Alpina ofron versionin dizel të tij të quajtur XD3.

Alpina për blerësit evropianë, të cilët ende preferojnë veturat dizel, ka përgatitur modelin XD3 i cili është i bazuar gjeneratën e re të BMW X3 të prezantuar së fundmi, transmeton Koha.net. Alpina XD3 vjen me motor dizel 3.0-litër me dy Turbo mbushësit dhe 6 cilindra e me kapacitet prej 333 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 254 km/h, kështu duke u bërë një nga Crossoverët dizel më të shpejtë në botë.

Sa për krahasim, versioni standard më i fuqishëm X3 M40i ka motor benzinë 3.0-litër Bi-Turbo me 6 cilindra e kapacitet prej 360 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri 100 km/h e arrin për 4,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h.

Gjithashtu, Alpina XD3 vjen edhe me marshin automatik prej 8 shpejtësive dhe shpenzon karburant mesatarisht 9 litra në 100 kilometra.

Alpina XD3, po ashtu, vjen me sistemin e tërheqjes xDrive, amortizatorët të cilët mund të modifikohen në mënyrë elektrike, si dhe me set të rrotave standarde prej 20-inç dhe rrotat e reja me diametër prej 22-inç.

Sa i përket shitjes, XD3 pritet të dalë në treg nga tremujori i dytë i këtij viti ku do të zbulohet edhe çmimi i tij.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme