Pagani punon në dy projekte, njëra është hiper-vetura elektrike Foto: Pagani Huayra Lampo

Pagani punon në dy projekte, njëra është hiper-vetura elektrike

04 mars 2018 17:29

Prodhuesi i njohur italian i super-veturave, Pagani, planifikon që deri më 2025-ën të sjellë në treg modelin e saj elektronik.

Pagani herën e fundit ishte në qendër të vëmendjes dimrin e kaluar kur ka prezantuar modelin Huayra Roadster, transmeton Koha.net.

Themeluesi i kompanisë, Orasio Pagani, së fundmi ka konfirmuar se janë duke punuar në dy projekte, njëri është pasardhës i Huayra ndërsa tjetri një hiper-veturë elektrike. Për këtë hiper-veturë elektrike janë angazhuar mbi 20 inxhinierë.

Sa i përket gjeneratës së re të Huayras, ajo pritet të vijë me motor të ri Twin-Turbo të huazuar nga Mercedes-AMG dhe me marshin manual.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme