Auto

“Perandoria” e re kineze shtrin rrënjët në Evropë

Li Shufu, shefi i prodhuesit kinez të automobilave “Geely”, po shkakton valë të reja në tregun global të automobilizmit, pasi ka blerë aksione në vlerë prej 9 miliardë dollarëve në “Daimler”.

Li, 54-vjeçar, djali i një fermeri nga provinca Zhejiang në Kinë, ka udhëhequr ndryshimet në tregun botëror që nga viti 2010, kur mori udhëheqjen e brendit të njohur suedez, “Volvo”, nga “Ford Motor” për 1.8 miliardë dollarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë vitit të shkuar, ai siguroi aksione të prodhuesit të kamionëve “AB Volvo” në vlerë prej 3.3 miliardë dollarëve, shumicën e aksioneve në prodhuesin e automobilave sportivë “Lotus”, 49.9 për qind të prodhuesit malajzian “Proton” dhe start-upin e automobilave fluturues “Terrafugia”. Ai tashmë udhëheq edhe “LEVC”, prodhuesin e taksive ikonike të Londrës.

Li, nganjëherë i krahasuar me ikonën e automobilizmit Henry Ford, themeloi “Zhejiang Geely Holding Group” më 1986, në kohën kur ai ishte i fokusuar në frigoriferë. Ai kaloi në prodhimin e motoçikletave në vitet e 90’-a, para se të kalonte te automobilat më 1997... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)