Auto

Rrjedh Audi A6 i ri 2018 para debutimit zyrtar

Fotografi të Audi A6 të ri saloon kanë rrjedhur online para debutimit të tij zyrtar.

Audi A6 i ri do të rivalizojë direkt Mercedes Benz E-Class e BMW seria 5, transmeton koha.net.

Këto fotografi shfaqin A6 e ri nga tre këndet, dy gjatë vozitjes e një statike, ku shihet se ky model do të marrë dizajn nga A8 limusine i ri e A7 coupe me katër dyer.

Megjithatë A6 saloon i ri nuk do të ketë dritat e ngjitura e të gjata nga pas sikurse modelet e reja, A8 e A7, por dy të ndara.

Më shumë nuk është zbuluar për këtë model, ndërsa pritet të bëhet kur ky model të debutoj zyrtarisht.

{gallery}