Auto

“Rolls-Royce” e “Bentley” në rrugë të ndryshme drejt suksesit

Descriptive Text

“Rolls-Royce Motor Cars” dhe “Bentley Motors”, dy brende prestigjioze britanike të lidhura me njëra-tjetrën për disa dekada, po rikthehen fuqishëm, tani në rrugë të ndara e të pavarura prej njëra-tjetrës.

Ishte një kohë në vitet 1960, përgjatë periudhës 70-vjeçare, kur “Rolls” ishte pronar i “Bentleyt”. Dy brendet ishin identike dhe dallonin përveç pjesëve të brendshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Por sot “Rolls-Royce”, që tani ka pronar “BMW-në”, dhe “Bentley”, që është njësi e “Volkswagenit”, kanë ndarë rrugët drejt suksesit.

Ndarja e tyre më 1998 ishte një “problematikë e vogël” - duke nxitur një betejë se kush duhet të kontrollojë brendin “Rolls-Royce” – por dy kompanitë tani janë më mirë si të ndara.

“Bentley” më 2017 arriti të shesë 11089 automobila në gjithë botën, duke u udhëhequr nga suksesi i madh i SUV-it të parë, “Bentayga”. I lansuar më 2016, “Bentley Bentayga” që kushton gati 200 mijë euro, u bë shpejt modeli më i suksesshëm në histori të kompanisë prestigjioze. Në vitin 2016, “Bentley” njoftoi se ka pasur fitim operativ prej 135 milionë dollarësh në të hyrat prej 2.4 miliardë dollarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)