Auto

Ekspozohet BMW M4 unik në version kabrio në Abu Dhabi

Dileri i famshëm i brendit gjerman të veturave, BMW Abu Dhabi Motors, është duke ekspozuar një model unik të BMW M4 në version kabrio në kryeqytetitin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kësaj radhe, për këtë BMW M4 në version kabrio është përkujdesur kompania e njohur AC Schnitzer, transmeton Koha.net.

Ajo, për këtë model ka zgjedhur eksterier me ngjyrë të verdhë të theksuar si dhe paketën për aerodinamikën, që përfshinë spoiler të pasmë, sistemin AC Schnitzer të shkarkimit të gazrave, kofanon GTS dhe pragjet “M Perfomance”.

Gjithashtu, AC Schnitzer për këtë BMW M4 në version kabrio ka zgjedhur edhe rrotat dy-ngjyrësh (verdhë-zezë) si dhe interier prej lëkure me ngjyrë të zezë.

{gallery}