Auto

“Batmobile” X5 M “agresiv” me 750 kuajfuqi

Descriptive Text

Projekti më i ri i kompanisë gjermane Z-Performance është BMW X5 M i modifikuar.

Ky projekt jo zyrtarisht quhet “Batmobile” dhe karakterizohet me eksterierin e tij me ngjyrë të zezë mat, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe rrotat 22-inç janë me ngjyrë të zezë e goma Pirelli Scorpion Zero, si dhe duhet theksuar edhe dritat edhe xhamat e errët.

Përveç pamjes “agresive”, Z-Performance këtë BMW X5 M e ka përforcuar në 750 kuajfuqi.

Ndër të tjera, ky “Batmobile” karakterizohet edhe me sistemin e ri sportiv të gazrave, frenat më të forta, amortizatorët KW të modifikuara, si dhe me spoiler të përparmë dhe difuzer të pasmë të bëra nga fibra të karbonit.

{gallery}