Auto

Prodhuesi britanik tërheqë nga tregu veturat për shkak të këtij defekti

Descriptive Text

Prodhuesi i njohur britanik i veturave, Aston Martin, ka tërhequr nga tregu 3.873 vetura të modelit DB11.

Arsyeja pse ka tërhequr nga tregu këto vetura është për shkak të një defekti në timon, transmeton ksp. Për këtë pjesë të timonit kompania britanike është furnizuar nga prodhuesi i njohur gjerman Daimler.

Komponenti problematik i timonit mund të shkaktojë aktivizimin e panevojshëm të airbag-ut dhe për shkak të të njëjtit defekt Mercedes në vitin 2017 tërhoqi nga tregu mbi një milion vetura.