Auto

Veturat e Putinit dalin në treg vitin e ardhshëm

Descriptive Text

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, filloi projektin e krijimit të një marke të re të veturave Kortezh disa vjet më parë, e cila duhet të prodhojë makinat më të mira dhe luksoze ruse.

Kortezh duhet të prodhojë limuzina të cilësive më të larta në vozitje. Presidenti rus vendosi të përgatiste një fushatë për marketing, dhe mënyra më e mirë ishte t'i jepte Kortezhit një limuzinë presidenciale, transmeton KP.

Në fakt, vetëm një pjesë e vogël e Kortezhit do të bazohet në prodhimin serik, ndërsa shumica do të përfundojnë në duart e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Denis Manturov, ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, tha se ishte thellësisht i vetëdijshëm për faktin se Kortezhi do të duhet të shesë të paktën 15 për qind me një çmim më të ulët sesa konkurrentët e Evropës Perëndimore.

Ai synon të përdorë një taktikë të tillë për aq kohë sa Kortezh nuk bëhet markë e dëshiruar për klientët e pasur.