Auto

Gjermanët prezantojnë paketën e re për Range Rover Velar

Kompania gjermane Lumma Design, e cila merret me modifikimin e veturave, ofron paketën “Wide Body CLR GT” për modifikimin e modelit të famshëm të Range Roverit, Velar.

Paketa e re për Range Rover Velar përmban mbrojtësin e rinj, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, pragjet e reja, spoilerin e pasmë mbi çati, difuzer të pasmë, vrima për ajër në kofanon e bërë nga fibra të karbonit, çatinë “Jet Black”, si dhe maskën e përparme të re, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në paketën “Wide Body CLR GT” përfshihen edhe set i ri i rrotave 22 ose 23-inç, sistemin sportiv të ngarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar.

Ndërkaq, sa i përket interierit, sipas kësaj pakete të re, përbëhet nga timoni sportiv, pedalet nga alumini, tepihët me logon “Lumma”, etj.

Sa i përket motorit, raportohet se në dispozicion janë disa paketa për përforcimin e motorëve benzinë dhe dizel të Velarit.

{gallery}