Auto

Kështu mund të duket Ferrari 812 Superfast Barchetta

Descriptive Text

Pothuajse në përfundim të Panairit të Automobilit në Gjenevë, Ferari mbajti premierën e modelit 812 Superfast në edicionin Coupe, transmeton koha.net. Më vonë mund të pritet edhe versionin e hapur të Barchetta-s , pamja e të cilës është treguar në këtë render jozyrtar .

Sikur Coupe, edhe 812 Superfast Barchetta-n do ta vërë në lëvizje motori V12 6,5 litërsh me 588 kW/800kuajfuqi dhe në sinkron me ndërruesin e shpejtësisë e me kuplungun e dyfishtë.

Fabrika thekson se 812 Superfast Coupe nga 0 deri 100 km/h e arrin për 2,9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është mbi 340 km/h.

Image